Të Ecin Së Bashku të Sigurtë Drejt Së Ardhmes

Krijimi i urave lidhëse midis Policisë, mekanizmave për parandalim të dhunës në shoqëri

Dhuna ështe një fenomen që jo vetëm organet shtetërore duhet të përballen por dhe gjithë aktorët dhe shoqëria shqiptare, për ta zvogluar apo mënjanuar këto ngjarje që po ndodhin në periudhën tranzitore. Për këtë nevojitet bashkëpunimi i të gjithëve për të kontribuar në luftën kundër këtij fenomeni që prek kryesisht gratë dhe vajzat, por dhe rininë e Divjakës dhe gjithë Shqipërise.Shpesh dhuna në familje konsiderohet si problem vetëm i familjes, por në fakt ai është problem i të gjithë shoqërise dhe si i tillë duhet të trajtohet me kujdes. Po të lexojmë gazetat e datës 27 janar 2018 …… Në Divjakë u arrestua Gxxxxxxx Kxxxxx, 42 vjeç, banues në xxxxxxxxx. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës se tij, shtetases R.K. Ndofta këto rreshta të lënë shije të keqe, por prandaj jemi këtu për ta zhdukur këtë fenomen, për të patur një familje dhe shoqëri të shëndoshë. Një falenderim të veçante i japim Programit "Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri", i cili mbështeti Projektin tonë, për një DIVJAKE KUNDËR DHUNËS, "Të ecim së bashku të sigurtë drejt të ardhmes" Enkelejt AVDYLI Drejtor Ekzekutiv, IMZHI

Kodi Procedures Penale
Kodi Penal
Kodi Familjes
Ligji 9669 datë 18.12.2006, i ndryshuar “ Për masat ndaj dhunës në marëdheniet e familjes”
Ligji 10329 datë 30.09.2010 ër disa shtesa e Ndryshime
Ligji 9355 datë 10.3.2005 “ Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”
Ligji 10385 datë 24.2.2011, i ndryshuar “ Për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Ndërmjetësim”
Ligji nr 108/2014 “Për Policinë e Shtetit “
Urdhër nr 13 datë 23.01.2008 “ Për paisjen e personave të dhunuar në marrëdheniet familjare me raportin mjekësor përkatës.
Urdhër nr 14 date 23.01.2008 “ Per evidentimin e rasteve te dhunes ne marrëdhëniet familjare.
Urdhër nr 15 datë 23.01.2008 “ Për sistemin e referimit”
Strtegjia Kombetare e Barazise dhe Dhunes ne Familje 2007-2010
Dokumenti Strategjik dhe Plani Veprimit 2010-2015

Qëllimi kryesor i këtij projekti është marrja e masave për parandalimin dhe luftën ndaj dhunës në familje dhe mbështetja e Zyrës së Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje dhe specialistes së emëruar pranë kësaj zyre(e cila do të mbulojë edhe funksionin si Koordinatore Vendore),për të shtuar përpjekjet për zbatimin e kuadrit ligjor të sipërcituar,duke bërë të mundur si formalizimin e Mekanizmit te Referimit dhe trajtimit të rasteve të dhunës në familje,ashtu edhe rritjen e efektivitetit dhe shërbimeve të nevojshme për t’u ofruar nga anëtarët e tij. Në Bashkinë Divjake është ngritur një strukturë pikërisht për të akorduar përgjigjen e menjëhershme në rastet e dhunës në familje dhe që do të shërbejë si pikë kryesore hyrjeje,mbështetje dhe mirëbesimi për qytetarët.Kjo strukturë do të koordinojë veprimet me të gjitha institucionet e tjera përgjegjëse,sikurse kërkohet në ligj, duke mundësuar kështu edhe rritjen e efektivitetit dhe bashkëveprimit,si dhe ngritjen dhe funksionimin e Mekanizmit të Referimit dhe trajtimit të rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare. Mekanizmi i Referimit për trajtimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje është forcuar dhe funksionon efektivisht. Institucionet përgjegjëse në nivel lokal të angazhuara dhe përgjegjëse për menaxhimin e rasteve, si edhe për adresimin e fenomenit në shoqëri. Strukturat e mbrojtjes në nivel lokal do të menaxhojnë në mënyrë efektive një mekanizëm referimi të rasteve të dhunës në familje, si përgjigje e koordinuar kundër dhunës në familje, në nivel bashkie dhe/ose njësie administrative. Ndërgjegjësimi i publikut në lidhje me dhunën në familje, parandalimin e dhunës ndaj grave si edhe në lidhje me shërbimet e nevojshme ekzistuese në këtë drejtim do të rritet. Po kështu do të nxitet dialogu ndërmjet bashkisë dhe komunitetit në lidhje me çështjet e përkatësisë gjinore.