INSTITUTE OF MIGRATION, DEVELOPMENT AND INTEGRATION
IMZHI më datë 01 Prill 2018 ka lidhur marrëveshjen me Save the Children lidhur me implementimin e projektit “Civic Engagement For a Functional Juridiciary System and Access to Justice in Albania”, nën mbikëqyrjen e partnerëve dhe përfaqësuesve të Bashkimit Europian.
Projekti është parashikuar të zhvillohet në qytetet e Përmetit dhe atë të Kurbinit duke synuar projektimin dhe konkretizimin e metodave efikase për një akses të plotë në drejtësi, rritjen e pjesëmarrjes active të qytetareve si dhe një proces të pastër monitorimi në institucionet ligjëvenesë dhe ligjzabatuese në këto qytete të targetuara
Objektivi I IMZHI-t gjatë implemetimit të këtij projekti lidhet me kufizimin e ndikimit negativ të funksioneve të sistemit ligjor, për të zvogëluar shkeljet e të drejtave të njeriut dhe për të siguruar disponueshmërinë dhe përdorimin e zgjidhjeve alternative të mosmarrëveshjeve në ligj dhe në praktikë Rezultatet e përfituara nga procesi i monitorimit dhe studimit të cështjeve konkrete, do të përdoren si një instrument efikas jo vetëm në identifikimin e problematikave por njëkohësisht edhe në ofrimin e alternativave për zgjidhjen e tyre.
Aksesi ne drejtësi synohet të arrihet jo vetëm nëpërmjet bashkëpunimit më institucionet e sipërcituara por edhe nëpërmjet seksioneve informative lidhur me procesin e Ndërmjetësimit si një alternative e re për zgjidhjen e konflikteve në vendin tonë.