Projekti “Shif&Bëj FILMA” zbatohet në kuadër të Tirana European Youth Capital 2022 (TiranaEYC 2022)

..........

“Shif&Bëj FILMA” ka dy pjesë kryesore. Së pari do të realizohen Diskutime të Hapura, ku të gjithë janë të ftuar të shikojnë produksione Evropiane dhe të marrin pjesë në diskutime me personat që i kanë prodhuar ato. Së dyti do të realizojë dy filma me metrazh të shkurtër nga një grup profesionist në bashkëpunim me të rinjtë që janë përzgjedhur nga thirrja e hapur.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është edukimi i të rinjve mbi tregimin audiovizual, veçanërisht në lidhje me realitetin e tyre, si dhe shkëmbimin e dijeve me homologët e tyre evropianë.
Qëllimi i përgjithshëm mund të zbërthehet në objektiva të mëtejshëm që lexohen si më poshtë:

Objektivi 1- Edukimi i të rinjve të Tiranës nëpërmjet prodhimit audiovizual evropian që lidhet me vlera të ngjashme kulturore dhe tematika të TiranaEYC 2022.
Objektivi 2- Të mësojmë të rinjtë e Tiranës sesi të shprehin zërin e tyre duke treguar për realitetin e tyre dhe ta shndërrojnë këtë në një projekt auvio-vizual.
Objektivi 3- Prodhimi i përmbajtjes audiovizuale nga të rinjtë me temat e barazisë gjinore, punësimit për të rinjtë në Tiranë dhe aspiratave të ardhshme të të rinjve në Tiranë dhe Shqipëri.
Objektivi 4- Angazhimi në dialog si mjet për fuqizimin e të rinjve në gjetjen e zgjidhjeve për problemet e tyre.

Në 3 muaj do të ketë shfaqje të prodhimeve evropiane në Tiranë, për qëllime edukative. Pas shfaqjes së secilit prodhim, do të mundësohet që të zhvillohet një diskutim për eksperiencën e audiencës me filmin/dokumentarin së bashku me ekipin prodhues të tij. Diskutimi do të jetë një përvojë e kombinuar, duke qenë audienca si prezencë fizike dhe kolegët ndërkombëtar me anë të një platforme online.

Ky projekt kontribuon në pasurimin e prodhimit audiovizual dhe edukimit të të rinjve të Tiranës me bashkëkohësit Evropianë.

KONTAKTE
Email: qendraimzhi@gmail.com
Website : info@imzhi.org.al
Facebook : Instituti I Migracionit Zhvillimit dhe Integrimit
Enkelejt Avdyli Mobile Phone : +355693675233


Rreth Nesh

Ky projekt zbatohet nga INSTITUTI I MIGRACIONIT, ZHVILLIMIT DHE INTEGRIMIT ( IMZHI) një organizatë jo fitimprurëse që operon në fushën e edukimit, informimit, ngritjes së kapaciteteve dhe kulturës.

Rreth Kongresit Rinor Kombëtar dhe programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022:

Kongresi Rinor Kombëtar (National Youth Congress - NYC) është një organizatë ombrellë e të rinjve - një bashkim i organizatave rinore, grupeve joformale, forumeve rinore të partive politike, me qëllim shkëmbimin e informacionit, nxjerrjen në pah të çështjeve të të rinjve, lobimin dhe advokimin për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjitha subjektet e përfshira në rrjet. KRK u krijua në mars 2013 në Tiranë dhe numëron një antarësi mbi 120 organizata rinore aktive në të gjithë vëndin. Misioni i KRK është të mobilizojë organizatat rinore dhe të forcojë rolin e të rinjve në shoqëri që ata të kenë një zë të përbashkët për të mbrojtur dhe lobuar për çështje që i prekin.

Titulli “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” (Tirana European Youth Capital 2022), i cili do të zbatohet gjatë vitit 2022 nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë i është akorduar Tiranës në kuadër të nismës European Youth Capital nga Forumi Rinor Evropian. Ky program sjell mundësi të reja, ndryshime pozitive, inkurajon pjesëmarrjen aktive, promovon identitetin evropian, diversitetin dhe përfshirjen, duke transformuar qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi për të rinjtë.


Për më shumë informacion drejtojuni website të Tirana EYC 2022 www.tiranaeyc2022.al


IMZHI